Chelsea i Mourinhos kërkon futbollistin e kombëtares shqiptare

Sport

hysaj15Chelsea i Jose Mourinho interesohet për Elseid Hysajn. Janë vetë mediat pranë klubit londinez, më konkretisht “Chelsea News”, që zbulon faktin që mbrojtësi i Empolit pëlqehet nga kampionët në fuqi të Premier Leagues ,që po studiojnë mundësitë për ta blerë shqiptarin.

Ky sajt vlerëson paraqitjet e 21-vjecarit gjatë sezonit të fundit në Serinë A në radhet e Empolit, ku ka spikatur me cilësitë e tij në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hysaj sipas “Chelsea News”, mund të luajë në të dy krahët, duke e krahasuar për nga aftësitë që ka me mbrojtësin serb të Chelseat, Branislav Ivanovic.

Gjithashtu vihet në dukje se mbrojtësi kuqezi është shumë më i fortë në fazën mbrojtëse dhe kushton më pak se 10 milionë Paund.

Për mediat italiane Elseid Hysaj është vënë në ankand, pasi janë të shumta klubet e Serisë A që po monitorojnë situatën e tij.

Nga Napoli, Lazio, Fiorentina Bologna, Torino madje edhe Roma, dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e futbollistit të lindur në Shkodër, pa harruar edhe skuadrat e Bundesligës Shalke 04 dhe Bayer Leverkusen.

Kërkesa e Empolit për kartonin e Hysajt është 8 milionë Euro, skuadra që do të jetë e gatshme ta paguajë këtë shifër, mund ta marrë menjëherë mbrojtësin.

ME TE LEXUARAT