"Cash Only", një triller shqiptaro-amerikan në Fantasia Film Festival/ Toronto

Soft

film“Cash Only” premierë botërore për produksionin shqiptaro-amerikan në Fantasia Film Festival në Toronto të Kanadasë. Trilleri me regji të Malik Bader, skenar dhe aktrim të Nickola Shreli trajton një moment kulminant dhe domethënes të jetës së njohur dhe të panjohur të një shqiptaro - amerikani në Detroit. Thrilleri shkruar nga Nick Shreli i realizuar në bashkëpunim me producentin Ele Bardha një tjetër shqiptaro-amerikan sjell botën e egër dhe transformimin për para të një të riu të quajtur Elvis Martini. “Një dramë krimi që prezanton shembullin më të mirë të filmave indipendente që vijnë nga rajone të ndryshme të SHBA-së, e prej kohësh nuk kam parë një të tillë” - shkruan Matthew Kiernan.

Një pamje unike e jetës Shqiptaro-Amerikane në Detroit, një botë që kujdeset për veten por po ashtu përballet me vulën e vet të dhunës dhe hakmarrjes. I ndërtuar në mënyrë të zgjuar nga regjisori Maik Bader (i njohur për filmin “Street Thief”) si dhe nga skenaristi/ aktori Nickola Shreli, CASH ONLY konsiderohet një mikrokozmos magjepsës dhe i rrallë në skenën sociale të filmave Amerikanë. Me një ritëm thrilleri ku frika dhe tmerri janë në progresion me një karakter kryesor brilant. “Shumë filma të tjerë indipendentë janë përpjekur të bëjnë atë që CASH Only bën, por ky film sjell diçka të freskët dhe unike në këtë zhanër, që prej disa kohësh nuk e kemi parë. Mos e humbisni”, - shkruan Kiernan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për filmin që rrëfën karakterin e humbur dhe konfliktual të një shqiptaro-amerikani që mundohet të rregullojë disa gabime në mënyrën e gabuar, ka shkruar edhe Hollivud Reporter, që e rendit filmin si të denjë për të qëndruar krah emrave të autorëve të tjerë që konkurojnë në Fantasia Film Festival si Kevin Bacon apo Jon Watts. Në film flitet shqip dhe anglisht dhe në kalendarin e festivalit premiera në Toronto është rezervuar për datën 23 korrik.

Skenaristi Nickola Shreli që luan edhe rolin kryesor synon që pas premierës botërore në vjeshtë të realizojë edhe një tur premierash në trojet shqiptare. Dhe siç thuhet edhe në film:No checks....CASH ONLY.   ZHURNAL

ME TE LEXUARAT