Cameron: Britania s’do të bëhet strehë për emigrantët

Bota

cameronKryeministri David Cameron ka paralajmëruar se Britania nuk do të bëhet “parajsë e sigurt” për emigrantët që përpiqen ta arrijnë atë nga lokaliteti Kalais, në Francë.

Cameron paralajmëroi se emigrantët ilegalë do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar, në një kohë kur qindra prej tyre përpiqen të arrijnë vendin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke folur nga Vietnami, ku ndodhet në kuadër të një turi në Azinë Jug-Lindore, Cameron bëri të ditur se pala franceze ka dërguar 120 policë shtesë në Kalais dhe se autoritetet britanike po marrin masa të ngjashme për të penguar depërtimin e klandestinëve.

“Çdo gjë që mund të bëhet do të bëhet për të siguruar që kufijtë tanë të jenë të sigurtë”, tha Cameron për BBC.

Reagimi i kryeministrit ka ardhur pasi mbrëmjen e së mërkurës në hyrje të Tunelit të La Manshit u verifikua përpjekja e radhës e emigrantëve për të arritur Mbretërinë.

Vetëm këtë javë mbi 3.500 klandestinë janë përpjekur të hyjnë në terminalin e tunelit. Disa qindra prej tyre janë larguar prej andej nga policia franceze.

Por përpjekjet vazhdojnë pavarësisht vdekjes së një emigranti, që dyshohet se vinte nga Sudani, i moshës nga 25 deri në 30 vjeç.

ME TE LEXUARAT