Bushi: 3 pikët nuk garantojnë kualifikimin, por bëjnë skuadrën më komode

Sport

bushiLajmi më i gëzueshëm që futbolli shqiptar ka marrë ndonjëherë. Kështu e cilësoi vendimin e CAS, menaxheri i kombëtares shqiptare, Alban Bushi, duke e konsideruar marrjen e 3 pikëshit ndaj Serbisë terësisht të merituar.

“Mund të jetë një nga lajmet më të gëzueshme për të gjithë futbollin shqiptar, ndonjëherë Shqipëria nuk ka marrë lajm më të gëzueshëm se ky, pavarësisht se e meritonte të merrte 3 pikëshin”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bushi thotë se pritshëritë ndaj CAS ishin pozitive, por pa lënë mënjanë dhe punën e stafit me të cilën Shqipëria u përfaqësua në gjykatë.

“Momentin që çështja shkoi në CAS kishim besim më të madh. Është bërë një punë mjaft e mirë sidomos nga stafi që ka qenë në CAS,

Që morën një nga avokatët më të mirë në Europë për të komun ikuar atje ato argumente që ne kishim. Edhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme. Por edhe sikur të shkonim pa asnjë avokat atje ne do ta merrnim 3 pikeshin sepse e meritonim me atë që dhamë në fushë apo ndodhi në fushë”.

Bushi theksoi se 3 pikëshi nuk garanton kualifikimin në “Euro 2016”, por e bën skuadrën kuq e zi më komode në ndeshjen vendimtare përballë Danimarkës në shtator.

“Kjo ishte diçka që pse të mos na e jepnin, 3 pikëshi nuk ka të bëjë me kualifikimin do shkojmë apo nuk do shkojmë në Francë. Thjesht ishte dicka që e kishim në dorë dhe ata na e morën, si me të marrë njeri bukën nga dora dhe thotë ta mora. Për këtë na vinte më shumë inat, duhet ta merrnim 3 pikëshin. E morëm 3 pikëshin, tani mund të mendojmë dhe për Francën.

Ky ishte një 3 pikësh që na garanton pothuajse 99% vendin e tretë. Kurse vendi i dytë apo i parë kalon nga Danimarka dhe është shumë e rëndësihme ndeshja që do kemi me Danimarkën. me këtë 3 pikësh jemi më komod, por është e hapur akoma se janë 12 pikë në lojë, është çdo gjë e hapur.

Objektivi ynë nuk ka qenë as vendi i parë, as i dytë dhe as i tretë në këtë grup. Nëse do të ishte Italia në vendin tonë do ta kishte shumë vështirë të kualifikohej ky grup, si Italia, si Gjermania, si Hollanda. Jo më Shqipëria që se llogarit njeri. Po duke i bërë hyzmet nga ndeshja në ndeshje, grupi është i konsoliduar, Shqipëria ka mbi 30 lojtarë që secili mund të luajë në formacion dhe të justifikojë veten. Duke parë nga ndeshja në ndeshje mund të arrijmë diçka”.

ME TE LEXUARAT