Botërori i peshëngritjes, Shqipërisë i jepet dritë jeshile për pjesëmarrje

Sport

daniel-godelli2014Kombëtares shqiptare të Peshëngritjes i hapet rruga për të marrë pjesë në Botërorin e peshëngritjes, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti, në Hjuston të SHBA-ve.

Ishte shefi i akreditimeve i këtij kampionati, Meredit Par, ai që i ka kërkuar presidentit Elez Gjoza, emrat e sportistëve që do të marrim pjesë në Botëror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Presidenti Gjoza e ka informuar për pezullimin 1-vjeçar të Federatës shqiptare, por drejtori i akreditimeve të Botërorit, pasi e ka siguruar Gjozën se do të bëjnë të pamundurën, që Shqipëria të marrë pjesë në Botëror, i ka kërkuar atij që të fillojnë procedurat me pajisjen me vizë të Kombëtares shqiptare.

Mësohet gjithashtu se, Shqipëria po bëhet gati që të marrë pjesë me 5 peshëngritës në këtë Botëror, 4 meshkuj dhe 1 femër.

ME TE LEXUARAT