Berat, policia godet grupin, 5 shpërndarës droge në pranga

Aktualitet

droga-berat15Pesë persona ranë në pranga dhe 20 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar hashash u sekuestruan nga policia e Beratit në operacionin e koduar “Ballolli 2015”.

Personat e arrestuar janë Vladimir Selenica, 47 vjeç, banues në Berat, Mario Selamaj, 36 vjeç, banues në Urën Vajgurore, Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat, Shpëtim Xhoxhaj, 35 vjeç, banues në Roskovec dhe Paqësor 25 vjeç, banues në Berat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata u ndaluan në fshati Drobonik. Që të pesë këta shtetas ndodheshin prej kohësh nën vëzhgimin e policisë pasi dyshoheshin për vepra që lidheshin me prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Njëkohësisht po gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 2 automjete, 16.650 euro, 45.000 lekë të reja, si dhe 6 telefona celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat vijon puna për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre personave. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

ME TE LEXUARAT