Barcelona i bën ofertë të cmendur, ja vendimi i Pogba-s

Sport

pogbaaaPaul Pogba është futbollisti më i kërkuar në këtë merkato dhe për të nuk kanë munguar ofertat milionere.

Në këtë garë nuk ka munguar Barcelona duke e kërkuar mesfushorin për sezonin e ardhshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në klubin italian ka mbërritur një ofertë 80 milionë euro, por kjo është refuzuar. Drejtori i përgjithshëm i Juventus, Beppe Marotta ka deklaruar për mediat vendase se Pogba nuk do të lëvizë dhe do të qëndrojë te Juventus.

Një përgënjeshtrim për arritjen e një marrëveshje ashtu siç u njoftua nga mediat spanjolle më herët gjatë ditës së mërkurë. Në Spanjë pretendonin se ishte arritur një akord që 22-vjeçari të vishte në sezonin 2016-2017 fanelën e Barcelona.

Për Paul Pogba ka patur shumë oferta, ndërsa kontrata e tij me Juventus përfundon në qershor të 2019.

ME TE LEXUARAT