Azerbajxhani fut në listë të zezë këngëtaren ruse

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

azerMinistria e Jashtme e Azerbajxhanit e ka vënë në listë të zezë këngëtaren ruse të operës, Lybova Kazarnovskaya sepse ajo së fundmi ka vizituar territoret e Azerbejxhanit të okupuara nga Armenia, kanë thënë autoritetet në Baku. Ajo nuk është “e mirëseardhur”, pasi ka shkelur ligjet kuftitare të Azerbajxhanit dhe ka “promovuar agresionin dhe okuptimin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit”, duke përfshirë edhe “spastrimin etnik” të qytetarëve tanë, ka dhënë zëdhënësja e ministrisë, Hikmet Hadjiyev. Ndërkaq këngëarja Kazarnovskaya e ka cilësuar këtë vendim si budallallëk.

“Unë isha në Nagorno-Karabakh për një mision kulturor”, ka thënë ajo, duke përdorur emrin që Armenia i referohet këtij rajoni të trazuar. “Njerëzit në Nagorno-Karabakh nuk duan luftë. Ata duan paqe. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa dashuri dhe gëzim kam marrë nga njerëzit atje”, ka thënë ajo.

ME TE LEXUARAT