Australi: Përkujtohen viktimat e rrëzimit të aeroplanit MH17

Bota

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

abbotNë Australi janë përkujtuar viktimat e rrëzimit të aeroplanit të Malajzisë, MH17, në njëvjetorin e kësaj katastrofe në pjesën lindore të Ukrainës, me ç’rast ishin vrarë të 298 njerëzit në aeroplan, përfshirë 38 shtetas dhe banorë të Australisë.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, sot e ka zbuluar një pllakë me emrat e viktimave nga Australia në kopshtet e Parlamentit të Australisë në Kanberra.

Kjo pllakë qëndron mbi dheun që është marrë nga vendi i rrëzimit të aeroplanit.

Aeroplani i kompanisë ajrore të Malajzisë, MH17, i tipit Boeing 777, fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, kur u rrëzua në rajonin e Donjeskut, në pjesën lindore të Ukrainës, më 17 korrik 2014.

Ekipi i hetuesve, i udhëhequr nga Holanda, beson se provat tregojnë se, me gjasë, fajin për rrëzim e ka raketa ruse e shkrepur nga kryengritësit prorusë. Rusia dhe kryengritësit e hedhin poshtë çfarëdo përgjegjësie.

ME TE LEXUARAT