Asgjësohen 7 parcela me kanabis në Vlorë

Aktualitet

kanab sarandGjatë nje kontrolli të ushtruar Kunder Kultivimit te Bimeve Narkotike, ka zbuluar dhe asgjësuar 7-Parcela me 487-bimë narkotike “Canabis”, ne 3-fshatra te Vlores! Ne fshatin Kërkovë, përreth banesave te dy vellezërve, jane konstatuar 117-bime narkotike.  Arrestohen ne flagrancë kultivuesit e tyre: Fejzi Hoxhaj, 57-vjeç, banues ne fshatin Kërkovë dhe Nehat Hoxhaj, 51-vjeç, banues ne fshatin Kërkovë.

Ne banesen e shtetasit, Nehat Hoxha, u konstatua 1-parcele me 83-bime narkotike me lartesi deri ne 140 cm. Ne banesen e shtetasit, Fejzi Hoxhaj, u konstatua 1-parcele me 34-bime narkotike me lartesi deri ne 150 cm. U krye asgjësimi i bimëve narkotike me djegie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fshatin Lapardha, ne vendin e quajtur “Perroi i Ndrecales”, jane zbuluar 3-Parcela me 230-bimë narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 150 cm. Ne fshatin Gorisht, ne mesin e pyllit, ne afersi te lagjes "Sterrekaj", jane konstatuar 2-Parcela me 140-bime narkotike me lartesi deri ne 140 cm. U krye asgjësimi i plotë i bimëve narkotike më djegie.

ME TE LEXUARAT