Arrestohet në Tiranë shefi i kabinetit të ish-ministrit Spiro Ksera

Aktualitet

kseraPolicia e Tiranës ka mundur të vërë në pranga shtetasin Klevis Bitro, ish drejtor i Kabinetit të ish- Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverisjen e Partisë Demokratike Spiro Ksera. I pandehuri Klevis Bitro me anë të dokumenteve të falsifikuara ka aplikuar për vizë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, për tre persona, duke i prezantuar si punonjës të ministrisë që drejtohej nga Spiro Ksera. Pas aplikimit, ambasada i ka pajisur tre shtetasit shqiptar me viza amerikane, ku njëri prej tyre, një femër është diktyuar dhe është depërtuar nga SHBA-ja ndërsa dy të tjerët kanë arritur të hynë në territorin amerikanë.

Sipas prokurorisë, çdo person që aplikon për vizë amerikane, praktikën e e aplikimit e bënë me anë të internetit, duke plotësuar një formular onlinë. Nga verifikimi IT-së së aplikantit, referuar edhe nga kallëzimi i ambasadës, ka rezultuar se tre aplikimet e këtyre shtetasve, Bitro I ka bërë nga kompjuteri i tij I zyrës, duke plotësuar formularin e aplikimit. Në këto aplikime, prokuroria saktësoj se Bitro ka paraqitur të dhëna të rreme dhe dyshohet se këtë veprim e ka kryer për të përfituar shuma të mëdha parash, që kapini shifrën e 10 mijë eurove për një vizë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dënimet për Kleves Bitro, ish-drejtor i Kabinetit te Ministrise se Punes

 (arrestuar diten e sotme nga ana e Policise)

Vendime të formës së prerë

Në dt. 26.11.2014, dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, neni 143 i Kodit Penal

Në dt. 25.07.2014, dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave” në bashkëpunim, neni 183/25 i Kodit Penal

Shënim: Dy proceset e para janë zhvilluar me gjykim të shkurtuar

Vendim i gjykatës së shkallës së parë (ende nuk ka marrë formë të prerë)

Në dt. 07.05.2015, dënuar me 10 muaj burgim për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal

Ndërkohë është nën hetim një tjetër procedim penal ndaj tij për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave”

 

ME TE LEXUARAT