Arrestohet artistja, bënte selfie lakuriq në mes të Parisit

Showbiz

artistja-selfieArtistja zvicerane, Milo Moire është arrestuar përballë Kullës Eifel të dielën në mbrëmje. Arrestimi i saj u be pasi ajo po bënte “selfie” lakuriq me turistë, si pjesë e përformancës së saj artistike.

Sipas mediave franceze, 31-vjeçarja që është e njohur për përformancat e saj lakuriq, ka kaluar natën në njëren prej qelive të Parisit për përformancen e saj të turpshme në publik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Artisja ishte duke bërë “selfie” lakuriq në sheshin “Trocadero”, në momentin kur autoritetet e urdhëruan që të vishet, pasi duhet të shkojë deri në komisariat.

Legjislacioni francez sqaron situata të tilla duke theksuar se në rast se shfaqni organin tuaj gjenital në publik, atëherë rrezikoni një vit burg ose 15 mijë euro gjobë.

Zakonisht artistët janë falur, dhe duke qenë se Moire nuk është cilësuar si “artiste serioze”, është liruar të hënën me një paralajmërim.

Miore ka bërë performanca të njëjta artistike edhe në Bazel e Këln, por si në Zvicër, ashtu edhe në Gjermani, autoritetet nuk e kanë shqetësuar.

ME TE LEXUARAT