Arrestimet për terrorizëm, xhihadistja italiane e martuar me Aldo Kobuzin, katolikja e kthyer në myslimane

Aktualitet

xhihadistja-italianeSot ajo quhet Fatima az Zahra, por në lindje ishte katolikja Giulia Sergio, lindur 28 vite më parë në Torre del Greco, në provincën e Napolit. Transferohet me familjen e saj , prindërit dhe motrën në qytezën e Inzago në provincën e Milanos e të gjithë konvertohen në fenë islame.

Maria Giulia Sergio, e motra dhe e ëma veshin vellon muslimane. Martesa e parë e saj është me një nënshtetas maroken e që nuk zgjat shumë. Më pas njihet me shqiptarin A.K, rezident prej vitesh në Itali , një mysliman pratikant e mjaft pranë grupeve radikaliste. Së bashku martohen më xhaminë e Treviglio-s e spostohen në rrethinat e Grosetos në rajonin e Toskanës, në një qëndër të vogël banimi ku komuniteti shqiptarë është i shumtë në numër e ku jeton dhe një nga rekrutuesit më të njohur shqiptar të luftëtarëve të xhihadit. Bashkëshorti i saj shqiptarë ka lidhje e kontakte të shpeshta me imamin Bilal Bosnic, i cili u arrestua në muajin shtator në Bosnjë me akuzën e rekrutimit të ekstremistëve islamikë. Feja islame bëhet qëllimi i saj i jetës ashtu sic pohojnë dhe postimet e shumta në faqen e saj në facebook. Në shtator 2011 Fatima Az Zahra qe një nga nënshkrueset e apelit drejtuar senatit të Parlamentit Italian në favor të vellos islamike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shërbimet sekrete italiane kanë pohuar prej kohësh njohurinë e tyre mbi prezencën e konsoliduar të netëorkeve rekrutues shqiptarë në territorin italianë e që veprojnë në zona të ndrushme si në Lombardi, Toskanë, Lazio e Liguria. Po sipas inteligjencës italiane “Lady Xhihad” është ndihmuar nga ku rrjet shqiptarësh, me komandë në qytetin e Cërrikut e të Librazhdit, për tu larguar drejt Sirisë. Në muajin shtator të 2014, Fatima az Zahra apo Maria Giulia Sergio, ka blerë një biletë udhëtimi drejt Turqisë nga ku lidhjet shqiptare e kanë favorizuar për t’ju bashkuar së bashku me bashkëshortin e saj , Kalifatit të Shtetit Islamik. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme Italiane, Fatima az Zahra është sot me mision në Siri falë kontakteve të burrit të saj shqiptar A.K me ekstremistë islamikë të Ballkanit.

Fatima az Zahra, ose me emrin e saj të lindjes Maria Giulia Sergio konsiderohet sot si një fondamentaliste e rrezikshme italiane, e vetmja grua pjesë e 53 luftëtarëve italianë të konvertuar në islam që kanë vendosur të jenë pjesë e Luftës së Shenjtë të Kalifatit të Shtetit Islamik.

Familja e italianes Fatima az Zahra e gjitha e konvertuar në fenë islame, gjatë orëve të fundit nën presionin e mediave vazhdon të mohoj largmin e vajzës së tyre drejt Sirisë ndërsa e ëma e saj pyetjes se pse kanë zgjedhur këtë besim fetar i është përgjigjur; “Sepse Allahu është i madh e Muhameti është profeti i saj”.

ME TE LEXUARAT