Ambasadori Delawie porosit liderët e Kosovës ta themelojnë sa më parë Specialen

Kosovë&Rajon

delAWAmbasadori i ri amerikan i akredituar në Prishtinë, Gregory Delawie, ka porositur liderët kosovarë që të formojnë sa më parë Gjykatën Speciale.

Para se të marrë detyrën në Kosovë, ambasadori i ri amerikan ka bërë betimin e tij në një ceremoni në Departamentin e Shtetit dhe ka marrë letrat kredenciale për t’ia dorëzuar presidentes së Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Delawie, i cili gjatë muajit gusht pritet të marrë postin e tij në Prishtinë, ka qenë mjaft i ashpër, duke kërkuar formimin sa më parë të Gjykatës Speciale.

“Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin. Sinqerisht shpresoj që Kosova të kalojë legjislacionin që ka të bëjë me themelimin Gjykatës Speciale, të sjellin drejtësi për ata që vuajtën nga duart e atyre që u përfshinë në krim.

Dështimi për ta themeluar këtë gjykatë nga institucionet vendore, si një zotim që Kosova i ka bërë komunitetit ndërkombëtar, nënkupton që shumë gjëra të kthehen parapa”, ka thënë Delawie . Ndërsa ka theksuar se emigrimi i kosovarëve është alarm i mungesës së zbatimit të ligjit për shtetin e Kosovës.

“Libri i Evropës nuk do të jetë i kryer përderisa kapitulli për Kosovën nuk do të jetë i përfunduar. Kompletimi i këtij kapitulli do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme dhe më sfiduese me të cilin ne do përballemi në vitet e ardhshme”, ka përfunduar ai.

ME TE LEXUARAT