Alba rrëfen netët romantike me Diedonin

Showbiz

albaSpektakli për dy lojtarët e “Big Brother 8” tani vazhdon në plazhin e Jalës. Edhe pse s’janë martuar ende, duket se shijojnë vetëm muaj mjalti. Të çlirët për të gëzuar e kënaqur njëri-tjetrin në maksimum, Alba dhe Diedoni nuk druhen ta ndajnë me të tjerët lumturinë e tyre të dashurisë.

Katër muaj pas njohjes, kanë zgjedhur plazhet e Jugut për të kaluar pushimet e tyre të para si çift, që pas daljes nga loja e “BB”. Kësaj here është Alba që na tregon më shumë si po shkon lidhja e tyre në ditë të këqija e të mira.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si po i kaloni pushimet e para në çift? Është ky një tjetër realitet i bukur për ju të dy?

Pushimet e para po i kalojmë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe miqve tanë të afërt.

Çfarë hobesh i keni zbuluar njëri-tjetrit në këto ditë kënaqësie dhe relaksi?

Hobe të veçanta nuk kemi zbuluar, sepse e dinim se çfarë pëlqenim e jo ta bëjmë bashkë. Edhe pse vetëm katër muaj së bashku, ia dimë gjithçka njëri-tjetrit tashmë.

Sa kavalier është Diedoni si partner, pasi dukesh gjithmonë si e përkëdhelura e djalit serioz?

Diedoni e ka treguar përherë që është kavalier dhe xhentil.

Është ai djali që shpenzon për ty dhe për qejfin bashkë?

Unë nuk mendoj që partneri duhet të paguajë për gjithçka, kështu që ne e kemi ndërtuar lidhjen në shpenzim reciprok për njëri-tjetrin.

I pëlqen atij jeta e natës, ndodh që e gdhini zgjuar?

Po, Diedonit i pëlqen jeta e natës këtu në Jalë, kështu që netët i kalojmë jashtë duke kërcyer, pirë e duke u kënaqur.

Ju kemi parë që keni shkuar çift edhe në dasma. Si ju presin atje ku shkoni?

Në ceremoninë e dasmës që ishim, na pritën si në çdo vend tjetër, pra në mënyrë të përkryer. Nuk gjej fjalë për mikpritjen që na kanë bërë në Kosovë, ka qenë më e mirë se ajo në Shqipëri.

Këto janë pushimet e vetme apo keni planifikuar të tjera për këtë sezon?

Këto janë pushimet e para, por jo të fundit për këtë sezon vere. Të tjerat do t’i kalojmë vetëm ne të dy dhe diku jashtë Shqipërisë besoj.

Sa romantikë jeni në bisedat tuaja intime?

Bisedat tona janë të llojeve të ndryshme, por shumicën e rasteve janë të thjeshta, shprehje ndjenjash, përkëdhelje e dhënie dashurie.

Spektakli për dy lojtarët e “Big Brother 8” tani vazhdon në plazhin e Jalës. Edhe pse s’janë martuar ende, duket se shijojnë vetëm muaj mjalti. Të çlirët për të gëzuar e kënaqur njëri-tjetrin në maksimum, Alba dhe Diedoni nuk druhen ta ndajnë me të tjerët lumturinë e tyre të dashurisë.

Katër muaj pas njohjes, kanë zgjedhur plazhet e Jugut për të kaluar pushimet e tyre të para si çift, që pas daljes nga loja e “BB”. Kësaj here është Alba që na tregon më shumë si po shkon lidhja e tyre në ditë të këqija e të mira.

Si po i kaloni pushimet e para në çift? Është ky një tjetër realitet i bukur për ju të dy?

Pushimet e para po i kalojmë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe miqve tanë të afërt.

Çfarë hobesh i keni zbuluar njëri-tjetrit në këto ditë kënaqësie dhe relaksi?

Hobe të veçanta nuk kemi zbuluar, sepse e dinim se çfarë pëlqenim e jo ta bëjmë bashkë. Edhe pse vetëm katër muaj së bashku, ia dimë gjithçka njëri-tjetrit tashmë.

Sa kavalier është Diedoni si partner, pasi dukesh gjithmonë si e përkëdhelura e djalit serioz?

Diedoni e ka treguar përherë që është kavalier dhe xhentil.

Është ai djali që shpenzon për ty dhe për qejfin bashkë?

Unë nuk mendoj që partneri duhet të paguajë për gjithçka, kështu që ne e kemi ndërtuar lidhjen në shpenzim reciprok për njëri-tjetrin.

I pëlqen atij jeta e natës, ndodh që e gdhini zgjuar?

Po, Diedonit i pëlqen jeta e natës këtu në Jalë, kështu që netët i kalojmë jashtë duke kërcyer, pirë e duke u kënaqur.

Ju kemi parë që keni shkuar çift edhe në dasma. Si ju presin atje ku shkoni?

Në ceremoninë e dasmës që ishim, na pritën si në çdo vend tjetër, pra në mënyrë të përkryer. Nuk gjej fjalë për mikpritjen që na kanë bërë në Kosovë, ka qenë më e mirë se ajo në Shqipëri.

Këto janë pushimet e vetme apo keni planifikuar të tjera për këtë sezon?

Këto janë pushimet e para, por jo të fundit për këtë sezon vere. Të tjerat do t’i kalojmë vetëm ne të dy dhe diku jashtë Shqipërisë besoj.

Sa romantikë jeni në bisedat tuaja intime?

Bisedat tona janë të llojeve të ndryshme, por shumicën e rasteve janë të thjeshta, shprehje ndjenjash, përkëdhelje e dhënie dashurie.

alb

Është Diedoni filozofi plot fjalë të bukura?

Kur dashuron, dashuron, e nuk ke nevojë për shumë filozofi. Më mirë një mashkull si Diedoni që nuk filozofon e vepron, se dikush që ka vetëm fjalë utopike.

Sa e përkëdhelur ndihesh?

Për përkëdheljet mund të them që janë si të një fëmije, se më llaston shumicën e kohës, dhe bashkë flasim si fëmijë (qesh)! Dashuria të bën shumë infantil ndonjëherë!

I bëni dhurata njëri-tjetrit dhe çfarë deri tani?

I bëjmë dhurata njëri-tjetrit dhe janë të llojeve të ndryshme. Herë shkëmbejmë dhurata materiale, herë bëjmë surpriza të vogla në shtëpi, herë surpriza shpirtërore më shumë, të tipit: përgatitja e ndonjë darke, qirinj, verë ose shkrime të gjata ku shprehim ndjenjat tona dhe ia dërgojmë njëri-tjetrit në mëngjes, që ta lexojmë kur të zgjohemi!

Si të dashur e ke provuar, po si stomatolog? Ke bërë vizitë dhëmbësh te Diedoni?

Diedoni m’i ka kontrolluar dhëmbët për shkak të disa shqetësimeve që kisha, por duke qenë se jam frikacake në këtë drejtim, nuk marr guximin të ulem. Kur të gjej mundësinë, do të merrem seriozisht me dhëmbët.

ME TE LEXUARAT