Zhbogar: Mustafa le ti mbajë premtimet

Kosovë&Rajon

zhbogarSot në Prishtinë ka filluar takimi i grupeve të veçanta punuese të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për reformën e administratës publike. Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se kryeministri, Isa Mustafa duhet t`i mbajë zotimet që i ka dhënë për reformën e administratës publike.

Me këtë rast, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se reforma në administratën publike është bazë e zhvillimit të një shoqërie duke shtuar se tashmë pala kosovare duhet të veprojë dhe se puna e reformës në administratë të mos mbetet vetëm në dokumente dhe fjalime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, Zhbogar, tha se kryeministri Isa Mustafa duhet t`i mbajë zotimet që i ka dhënë për reformën e administratës publike, transmeton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, ministri i Administratës Publike , Mahir Yağcilar ka thënë se 70 % e zotimeve për reformën janë plotësuar.

ME TE LEXUARAT