Zbulohet data e lancimit të Windows 10

Teknologji

windows10Gjiganti i teknologjisë, Microsoft, ka njoftuar se versioni i ri sistemit operativ Windows do të jetë në dispozicion për përdoruesit e kompjuterëve dhe tabletave nga data 29 korrik.

Softueri i ri Windows 10 do të jetë një përditësim pa pagesë për njerëzit që tashmë përdorin Windows 7-ën dhe Windows 8.1, në 190 vende.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky është një lansim i madh i Microsoft-it pas dështimit relativ të Windows 8-ës, më 2013.

Microsoft-i ka shpresa të mëdha për Windows 10-tën, pasi shpreson që ai të instalohet në miliarda pajisje deri më 2018.

ME TE LEXUARAT