Ylli i ri i futbollist që rivalizon Ronaldon në plazh

Sport

ylli-futbollitCristiano Ronaldo i ka fituar dy edicionet e fundit të “Topit të Artë” si futbollisti më i mirë në botë, por shumë shpejt mund të përballet me konkurencën që i vjen nga djali i tij, Cristiano Jr, duke marrë në konsideratë aftësitë që ai po shfaq në xhonglimin me topin, ashtu si i ati i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ylli i Real Madridit po shijon pushimet në Bahamas pas një tjetër sezoni të gjatë për klubin, por edhe për përfaqësuesen portugeze. Vetëm se këtë herë, në mënyrë të pazakontë, nuk ka qënë Ronaldo ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen e kamerave dhe kureshtarëve gjatë pushimeve në një zonë të preferuar nga turistët.

Në vend të tij, është djali 5-vjeçar i futbollistit, me veprimet e tij buzë detit që është fotografuar më shumë se sulmuesi, i cili edhe pse e ka mbyllur sezonin me një shifër rekord golash, plot 61, të shënuar për klubin e tij, këtë herë ka kaluar thuajse i pa vënë re.

ME TE LEXUARAT