Xhensila: Po shijojmë lidhjen, seks me Fatjonin edhe jashtë shtëpisë së BB

Kliko per me shume info

fatjoni-xhensilaaaBukuroshja, e cila ishte një ndër konkurrentet e ‘Big Brother 8′, na tregon jetën e saj jashtë mureve të shtëpisë, njohjen me Fatjonin, por edhe pritshmëritë që ka nga kjo lidhje.

Në këtë intervistë për “Shqiptarja.Com” Xhensila Pere, e cila njihet për linjat e saj seksi, rrëfen hapa pas hapi jetën intensive që ka pasur këto javë, lidhjen me djalin nga Skrapari dhe afrimitetin që kanë pasur jashtë “BB8”, propozimin e mbajtur nga Fatjoni, duke pohuar se dëshiron një lidhje jo të nxituar. E pyetur në lidhje me skenat ‘hot’ brenda shtëpisë, ajo tregon se nuk ëshstë bërë seks brenda “BB8”, duke na lënë të kuptojmë se lidhja e tyre është finalizuar jashtë “Big Brother”.

Kliko per me shume info

Si po e përjetoni daljen jashtë “BB8” duke pasur parasysh që për ju nuk ka qenë risi vëmendja e mediave…?
Po përpiqem mbi të gjitha të kap ritmin e ditës, intensive, ashtu si i kam pasur para “Big Brother 8”. Ndërsa, përsa i përket popullaritetit, po e shijoj në maksimum duke marrë të gjitha frytet që sjell.

Si po ecën lidhja me Fatjonin, është një tjetër Fatjon jashtë shtëpisë?
Lidhja po ecën shumë mirë dhe Fatjoni është pothuajse i njëjtë me atë që kam njohur unë brenda, përveç debateve.

Në rrjetet sociale keni hedhur dhe foto me vëllain dhe Fatjonin, i keni prezantuar familjet?
Duke marrë parasysh marrëdhënien që kam me vëllain, shoku im më i mirë, dalim shpesh bashkë. Ndërsa, familjarët e tjerë akoma jo, çdo gjë në kohën e duhur.

Pra, i ka qëndruar besnik propozimit që Fatjoni bëri dy ditë para finales?
Fatjoni i ka qëndruar besnik, por dua që të jemi shumë të sigurt kur të bëhet ky hap. Dua ta njoh akoma më shumë jashtë “BB8” Fatjonin, pastaj familjen e tij dhe anasjelltas Fatjoni me mua.

Gjatë qëndrimit në “BB8” u përfolët dhe për skenat ‘hot’ mes teje dhe Fatjonit. Është e vërtetë se nuk keni bërë seks në shtëpi?
Asgjë nuk është ashtu sic duket nga jashtë! Lidhja jonë është konsoliduar jashtë “Big Brother 8”.

Deri ku do të arrijë lidhja me partnerin?
Ngelet për tu parë. Më pëlqen të jem me këmbë në tokë.

Me cilin nga banorët vazhdoni miqësinë dhe jashtë?
Me të gjithë ata që kanë qenë reale aty brenda dhe jo të shtirur për një çmim apo vlerë monetare. Me Fisnikun, Edisonin,Gencin, Kika dhe Kristin.

Cila ishte surpriza që erdhi pas “BB8”?
Ishte suprizë! Oferta qq kam marrë është përfaqësimi i Shqipërisë në “Miss Eskluzive of the Ëorld” që zhvillohet në Turqi.

Keni planifikuar se ku do t’i kaloni pushimet verore?
Duke marrë parasysh angazhimet që kam, akoma nuk e kam vendosur se ku, por një verë e bukur na pret./kosovarja-ks

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here