Vrasja e policit në Lazarat, gjykata lë në burg furnizuesin e "grupit të zjarrit"

Aktualitet

xhulio-maloooGjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar paraditen e së shtunës masën e sigurisë "arrest me burg" për shtetasin Xhulio Malo.

Malo u arrestua në Lazarat më 24 qershor, teksa po transportonte me automjetin e tij një arsenal armësh, përpara përplasjes më armë ku u vra efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, dhe u plagosën dy të tjerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, Malo dyshohet se është anëtar i të ashtuquajturit "grupi i zjarrit" në Lazarat.

Policia po vazhdon aksionin në fshatin jugor të vendit për kapjen e të kërkuarve. Mëngjesin e kësaj të shtune, policia arrestoi tre anëtarë të tjerë të grupit në fjalë.

Gjatë seancë së sotme gjyqësore në Krimet e Rënda, trupa gjykuese u njoh me dosjen në ngarkim të Matas, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

17-vjeçari u arrestua të mërkurën duke udhëtuar në një automjetin ngjyrë të bardhë Benz, ku u gjetën armë, municione, radiomarrës etj dhe sipas organit të akuzës, Mata ishte pjesë  e grupit kriminal që sulmoi policinë në të gdhirë të datës 24 qershor, ku humbi jetën efektivi Basha

ME TE LEXUARAT