Vrasja e policit në Lazarat, gjykata lë në burg furnizuesin e “grupit të zjarrit”

Kliko per me shume info

xhulio-maloooGjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka caktuar paraditen e së shtunës masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Xhulio Malo.

Malo u arrestua në Lazarat më 24 qershor, teksa po transportonte me automjetin e tij një arsenal armësh, përpara përplasjes më armë ku u vra efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, dhe u plagosën dy të tjerë.

Kliko per me shume info

Gjithashtu, Malo dyshohet se është anëtar i të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” në Lazarat.

Policia po vazhdon aksionin në fshatin jugor të vendit për kapjen e të kërkuarve. Mëngjesin e kësaj të shtune, policia arrestoi tre anëtarë të tjerë të grupit në fjalë.

Gjatë seancë së sotme gjyqësore në Krimet e Rënda, trupa gjykuese u njoh me dosjen në ngarkim të Matas, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

17-vjeçari u arrestua të mërkurën duke udhëtuar në një automjetin ngjyrë të bardhë Benz, ku u gjetën armë, municione, radiomarrës etj dhe sipas organit të akuzës, Mata ishte pjesë  e grupit kriminal që sulmoi policinë në të gdhirë të datës 24 qershor, ku humbi jetën efektivi Basha

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. tamam surat arabi ka ky mostrua,,,hidhjani celsat ne det…..skeni nevoje te beni gjyqe per keta mbeturina se kot sa harxhoni leket

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here