Arbjon Aliko para prokurorëve: Nëse provoni se vrava policin, më pushkatoni

Kliko per me shume info

Vellezerit Aliko kane kundershtuar akuzen per vrasjen e oficerit te RENEA-s Ibrahim Basha ne Lazarat. Mësohet se Arbjon Aliko, i cili ndodhet në Drejtorinë e policisë së Tiranës sëbashku me vëllanë e tij, Albanin ka mohuar të jetë autor i vrasjes së efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

“Nuk kam vrarë njeri, nëse e vërtetoni më pushkatoni”- mësohet të jetë shprehur ai para grupit hetimor.

Kliko per me shume info

vellezerit-alikoDy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, të arrestuar një ditë më parë në zonën e Kardhiqit, janë marrë në pyetje nga dy prej prokurorëve të çështjes.

Marrja ne pyetje është zhvilluar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ata u transferuan prej orëve të para të mëngjesit.

Deklarimet e te rinjve u administruan nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnan Xholi dhe një Prokuror tjetër. Dy prokurorë të tjerë të Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet proceduriale në Gjirokastër.

Arbjon dhe Alban Aliko kanë mohuar të kenë qëlluar ndaj forcave RENEA mëngjesin e 24 qershorit, ku mbeti i vrarë efektivi i RENEA –s, Ibrahim Basha. Avokati i tyre mbrojtës, Neshat Fana tha se ata kanë hedhur poshtë çdo lidhje me vrasjen.

Avokati mbrojtës tregoi edhe detaje nga negociatat që çuan në dorëzimin e dy vëllezërve pas rrethimit nga 500 forca të policisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i shpalli vëllezërit Aliko në kërkim si të dyshuarit kryesor për vrasjen e efektivit të RENEA – s, Ibrahim Basha. Deri tani grupi hetimor ka mundur të mbledhë dëshmi e prova, të cilat pritet të hedhin dritë mbi atë se çfarë ndodhi mëngjesin e 24 qershorit në hyrje të fshatit Lazarat.

Mësohet se grupi hetimor ka mundur të sekuestrojë edhe pamjet filmike të një lokali pranë vendit ku u qëlluan forcat RENEA. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë ngjarjen dhe do të ndihmojnë në zbardhjen e saj.

Nga ana tjetër, një hetim po kryhet edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për të gjitha procedurat e ndjekura nga policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcat RENEA mëngjesin e së mërkurës, para dhe pas goditjes së furgonit të RENEA –s me armë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here