Vonohet trageti Vlorë – Brindisi, Haxhinasto shkarkon drejtorin e portit

Aktualitet

vlore-porttDrejtori i trageteve në portin e Vlorës, Xhevahir Çeloaliaj është shkarkuar nga puna ditën e sotme. Vendimi është marrë nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe mendohet se shkak për këtë vendim janë bërë vonesat e tragetit Vlorë-Brindisi.

Mësohet se Çeloaliaj do të zëvendësohet nga Edmond Lekaj, ish-kreu i Sigurimeve Shoqërore në këtë qytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përplasjet mes dy agjencive të udhëtimit “Red Star” dhe “Europian Ferries” janë kthyer në një shqetësim për pasagjerët pasi vijnë në të njëjtin orar dhe duhet të presin me orë të tëra për tu ankoruar në portin e Vlorës.

Shkak i këtij problemi është bërë mosrespektimi nga agjencitë e udhëtimit, orari i grafikut i përcaktuar nga Ministria e Transporteve, e cila pasi mori masa ndëshkuese ndaj kompanisë vendosi të ndryshojë edhe drejtorin e porti.

ME TE LEXUARAT