Vodhi pensionet e 90 invalidëve, në gjyq ish agjenti i Postës Shqiptare

Kliko per me shume info

postaProkuroria e Matit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim për shtetasin Skënder Xhomara, ish-agjent postar i Posta Shqiptare sh.a, i akuzuar se ka vjedhur paratë që u takonin për muajin nëntor 2014 rreth 90 personave në formën e pensionit të invaliditetit. Pasi ka marrë rreth 1.2 milionë lekë të reja nga filiali i postës Mat për t’i shpërndarë tek përfituesit që banonin në fshatrat e komunës Rukaj, i pandehuri është larguar drejt Italisë me shumën e lekëve të vjedhura. Pak para se të nisej për në Itali, i pandehuri i ka telefonuar një mikut të tij, ku i ka kërkuar që në makinën e tij të merrte disa dokumenta dhe t’ia dërgonte shefit të financës të filialit të Postës. Pasi dokumentacioni u administrua nga filiali, rezultoi se për muajin nëntor ishin paguar vetëm 6 persona, të cilët përftonin pensionin e paaftësisë, ndërkohë që pjesa tjetër e parave nuk ishte kthyer nga i pandehuri.

Pasi u konstatua vjedhja, drejtuesit e filialit të Posta Shqiptare sh.a, Mat, kanë dorëzuar kallëzim penal kundër ish-punonjësit Xhomara. Prokuroria zhvilloi hetimet dhe ka dërguar për gjykim kërkesën kundër shtetasit Skënder Xhomara, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal. Ndaj të pandehurit është në fuqi masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here