Vodafone dhe Dropbox bashkë për ruajten e dokumenteve në celularin tuaj

Teknologji

Vodafone dhe Dropbox bashkëpunojnë për ruajten e sigurt tëdokumenteve me vlerë nëcelularin tuaj

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

•27 GB memorie virtuale për një vit për përdoruesit e rinj tëDropbox

Vodafone Albania ka lançuar aplikacionin Backup+, i cili përshtatet më së miri me nevojat e përdoruesve celularëve, duke siguruar ruajtjen e kopjeve tëfotove, videove dhe dokumenteve tëtjera tërëndësishme. Përdoruesit e Vodafone tashmë kanë mundësinë të krijojnë, të shkarkojnë dhe të ruajnë një numër gjithnjë e më të madh fotosh e videosh me anë të rrjetit të shpejtë e të besueshëm Vodafone 3G/4G. Backup+ do t’u mundësojë abonentëve një mënyrë të thjeshtë e të sigurt për të ruajtur të dhënat në celularin e tyre përmes shërbimit të sinkronizimit dhe ndarjes sëtë dhënave në Dropbox (Dropbox file sync & share service).

Përdoruesit e Backup+ mund t’i sinkronizojnë kontaktet e celularit të tyre lehtësisht dhe në mënyrë automatike. Ata gjithashtu mund të ruajnëkopje tëfotove, videove dhe shumë më tepër në një llogari të sigurt në Dropbox.

Aplikacioni Backup+ e bën më të lehtë ndërrimin e aparatit celular edhe në rastin kur pajisja e re ka sistem të ndryshëm operativ. Perdoruesit mjafton të shkarkojnë aplikacionin në aparatin e tyre të ridhe automatikisht përmbajtja me të dhënat e ruajtura do tëkalojnë njësoj siç ishin në aparatin e vjetër.

Backup+funksionon si në sistemin operativ Android ashtu dhe në atë iOS dhe është gati për t’u shkarkuar falas nga dyqanet virtuale të Android dheApple, përkatësisht Google Play dhe App Store.

Dropbox u jep mundësinë miliona njerëzvesi në shtëpi ashtu edhe në punë të aksesojnë dhe të ndajnëdokumentete tyre për të qenë kështu më produktivë dhe bashkëpunues.

Ky aplikacion përdorët nga më shumë se 300 millionë njerëz në mbarë botën. Vodafone Albania do ta instalojëparaprakisht aplikacionin Dropbox në shumicën e telefonave të rinj Android që do të dalin në shitje nga dyqanet Vodafone dhe njëkohësisht do tëpromovojëshkarkimin e tij për të gjithëpërdoruesit e iPhone.

Me anë të përdorimit të aplikacionit Dropboxpa pagesënë celularët e tyre, abonentët e Vodafone Albania do të shtojnë efektisht hapësirën e memories virtuale në smartphone-t e tyre. Abonentët e rinj do të kenë mundësinëtë hapin një llogari Dropbox dhe ta lidhin atë me aplikacionin Vodafone Backup+ për të përfituar 27GB memorie virtuale për një vit. Përdoruesit ekzistues të Dropbox do të mund t’i aksesojnë llogaritë e tyre përmes aplikacionit Backup+.

Per te perfituar nga aplikacioni Backup+, klientet Vodafone duhet te ndjekin keto hapa:

• Shkarkoni Vodafone Backup+ në Google Play ose App Store

• Pasi ta keni shkarkuar Vodafone Backup+ do t’ju kërkohet të krijoni një llogari të re në Dropbox. KUJDES! Për të përfituar nga kjo ofertë duhet të krijoni një llogari të re në Dropbox dhe ta lidhni atë me aplikacionin Vodafone Backup+. Kujdesuni që të mos përdorni llogarinë/llogaritë ekzistuese të Dropbox-it.

• Ruani dokumentat tuaja në dosjen Dropbox. SUGJERIM! Përdorni Vodafone Backup+ për të ruajtur fotot në Dropbox-in tuaj.

• Instaloni Dropbox në kompjuterin/laptopin tuaj

• Ftoni miqtë tuaj të shkarkojnë Dropbox

• Instaloni Dropbox-in në celularin tuaj

Ose mund të hyni në linkun në vijim https://www.dropbox.com/gs , të ndiqni 5 nga 7 hapat që kërkohen në Turin promocional të Dropbox për të marrë hapësirën bonus prej 27 GB që ju takon si pjesë e paketës suaj Vodafone!

Kjo oferte promocionale ka një afat të kufizuar deri më 31 Gusht 2015, ku më pas do të ofrohen plane tarifore me pagesë për pë rdoruesit Vodafone kundrejt një hapësire të caktuar në Dropbox (natyrisht me çmime më të ulëta krahasuar me ato zyrtare të Dropbox).

Koment i Vodafone Albania:

“Vodafoneështë operatori i parë i telekomunikacionit që ndërton një marrëdhënie bashkëpunimi me Dropbox për të përshtatur shërbimin e tij të njohur ndaj nevojave të abonentëve tanë celularë. Aplikacioni Backup+ do t’i ruajë automatikisht në Dropbox fotot, videot dhe dokumentet tuaja, duke u siguruar që të jenë të sigurta dhe të ndahen apo të transferohen lehtësisht drejt një pajisjeje tjetër gjatë momentit tëpërmirësimit të sistemit operativ (upgrade). Me Backup+ dhe Dropbox abonentët tanë do të përfitojnë edhe një sasi shtesë memorieje virtuale për të pasuruar smartphone-t e tyre me dosje lehtësisht të shkarkueshme përmes rrjetit tonë super të shpejtë.”

Për më shumë informacion, vizitoni

http://www.vodafone.al/vodafone/Vodafone_Backup_4161_1.php

ME TE LEXUARAT