Videoja e frikshme, autobusi shtyp sportistët në lojërat e Bakusë

Sport
Videoja e frikshme, autobusi shtyp sportistët në lojërat e

Për herë të parë janë bërë publike pamjet e rënda të aksidentit të dy ditëve më parë në Baku, ku një autobus goditi pesë sportiste austriake të notit të sinkronizuar teksa ato po i drejtoheshin qendrës stërvitore. Pamjet shqetësuese, tregojnë se si autobusi hyri në kthesë me shpejtësi të madhe duke marrë përpara sportistet, njëra prej të cilave Vanessa Sahinovic është në gjendje kritike për jetën, me mjekët e spitaltt të Vjenës që nuk japin të dhëna për gjendjen e saj shëndetsore.

Ndërkohë që dy sportiste të tjera, Luna Pajer, e cila theu bërrylin dhe Verena Breit, që pësoi dëmtime të shumta në trup pritet të dalin nga spitali në ditët në vazhdim. Në aksident u përfshinë në total pesë vajza, dy prej të cilave Ana Maria dhe Eirini Alexandri morën pjesë dhe në garën e së premtes duke u renditur të katërtat.

Autoritet azere kanë nisur një hetim për shoferin e autobusit, i cili po mbahet për momentin në gjendje arresti. Kjo eshte video e aksidentit, pamjet jane teper shqetesuese:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

ME TE LEXUARAT