Vdes Kirk Kerkorian, miliarderi pa shkollë të mesme

Soft

miliarderiTajkuni legjendar amerikan Kirk Kerkorian, falë të cilit Las- Vegas është bërë kryeqytet i bixhozit dhe i argëtimit të shfrenuar, ka vdekur mbrëmë në moshën 98 vjeçe.

Djalë i migrantit armen Kerkorian, ia doli që vetëm me tetë vjet shkolle të krijonte perandorinë e rëndë më shumë se katër miliardë dollarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në listën Forbes të njerëzve më të pasur në botë, ai gjendej në vendin 393. Ka qenë pronar i disa hoteleve e kazinove më të mëdha e më të njohura në Las Vegas.

Një kohë e ka pasur edhe gjysmën e rrugës së njohur Las Vegas Street. Ka investuar shumë edhe në industrinë e filmit, transmeton Koha.net. Tri herë e kishte blerë dhe e kishte shitur studion MGM, e ka qenë edhe pronar i studios United Artists. Dhe, edhe kur ka qenë në krye të këtyre kompanive, ai ka qëndruar me durim në radhë para kinemasë për të blerë biletë në vend se filmat t’i shikonte në projeksionet private.

Paratë i ka investuar në industrinë e aviacionit dhe të automobilave. Një kohë e ka pasur edhe kompaninë Western Airlines, ka pasur aksione në General Motors dhe Ford, e dy herë kishte provuar, pa sukses, ta blinte Chryslerin.

Si aviator i klasës së parë, gjatë Luftës së Dytë Botërore ka kryer misione shumë të rrezikshme e disa vite më pas kishte themeluar kompaninë Charter për transportim të kumarxhinjve “nervozë”, të cilët dëshironin që sa më parë të shkonin në Las Vegas.

Pos kumarit e pilotimit, e ka dashur shumë edhe tenisin. Ka qenë lojtar i pasionuar i sportit të bardhë edhe pse me të kishte filluar të merrej në moshën 50 vjeçe.

Ka qenë i martuar katër herë e njihet edhe si donator i madh i cili vendit të origjinës, Armenisë, i kishte dhuruar miliona dollarë.

ME TE LEXUARAT