Ukrainë: Zjarr afër centralit atomik në Çernobil

Kliko per me shume info

cernEkipet e zjarrfikësve po përpiqen ta ndalin përhapjen e zjarrit, që ka filluar mbrëmë në zonën e ndaluar afër centralit atomik të shkatërruar në Çernobil të Ukrainës. Afro 120 zjarrfikës me kamionë dhe aeroplanë po luftojnë me zjarrin, i cili i ka përfshirë afro 130 hektarë territor, tha sot Shërbimi shtetëror për situata emergjente në Ukrainë.

Nuk është e qartë se a e ka përfshirë zjarri ndonjë pjesë të zonës shumë të kontaminuar nga rrezatimi, pas eksplodimit të reaktorit atomik në vitin 1986. Kjo ishte katastrofa më e madhe bërthamore në botë. rel

Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here