Turqi: Ndërmerren të gjitha masat në kufirin me Sirinë

Bota

erdoganTurqia thotë se është e përgatitur për “të gjitha masat e domosdoshme” për tu marrë me kërcënimet e sigurisë përgjatë kufijve të saj. Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, mbrëmë vonë tha se vendi i tij është i “përgatitur për çdo eventualitet”. Këto komente janë bërë pas një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, që u kryesua nga presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Ky këshill ka shprehur brengosje për kërcënimin e “terrorizmit” në kufirin me Sirinë. Forcat kurde në Siri kanë bërë avancime ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik, por Ankaraja ka frikë për krijimin e një shteti autonom kurd në Siri. Më 27 qershor, presidenti Erdogan ka tërhequr vërejtjen se turqit “kurrë nuk do të lejojnë” krijimin e shtetit të ri në pjesën veriore të Sirisë. rel

ME TE LEXUARAT