Tsipras: Nëse e humb referendumin, nuk do të jem më kryeministër

Kliko per me shume info

ciprasKryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka kërcënuar se do të japë dorëheqje nëse rezultati i referendumit për krizën e borxhit në vend nuk është në favor të politikave të tij.

Në një intervistë për televizionin shtetëror ERT, Tsipras u ka bërë thirrje grekëve të votojnë “jo” në referendumin e së dielës për të hedhur poshtë kërkesat e kreditorëve, pasi kjo votë kundër masave shtrënguese do ta ndihmojë Greqinë të negociojë një zgjidhje më të mirë të krizës.

Kliko per me shume info

Tsipras gjithashtu ka deklaruar se Greqia nuk do ta paguajë sot detyrimin e saj ndaj FMN-së prej 1.6 miliardë eurosh.

Me gjithë kërcënimet dhe rrezikun për daljen e vendit nga Eurozona, ministri grek i Financave, Gianis Varoufakis, ka deklaruar se qeveria greke do të shkojë në Gjykatën Evropiane të Komuniteteve, pasi statusi i BE-së nuk parashikon daljen e një vendi anëtar të euros nga zona e monedhës së përbashkët

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. b…. e plasur qe nuk do jesh me kryeminister, ti edhe tani nuk je, se shteti grek eshte i falimentuar……

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here