Tropojë, gjenden 900 rrënjë kanabis, procedohet kryeplaku i Kërrnajës

Aktualitet

kanabisssKryeplaku i fshatit Kërrnajë në Tropojë do të procedohet penalisht, pas gjetjes së dy parcelave me 900 rrënjë bimë narkotike.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në vijim të operacionit “Kërrnaja 3” janë gjetur parcelat e mbjella në vendin e quajtur “Mali Bogush”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeplaku i fshatit, M.K. do të hetohet në gjendje të lirë, nën akuzën e moskallëzimit të krimit.

Bimët narkotike u asgjësuan në vend me djegie, ndërsa disa prej tyre u morën nga policia në cilësinë e provës materiale.

ME TE LEXUARAT