Tri kërkesat e kancelares Merkel për Kosovën

Kosovë&Rajon

merkelKancelarja gjermane, Angela Merkel në takimin që ka pasur në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ia ka paraqitur tri kërkesat e qeverisë gjermane, si vazhdimi i dialogut, themelimi i Gjykatës Speciale si dhe kompromiset e nevojshme me shtetin e Serbisë.

Këto kërkesa Merkel i ka bërë në konferencën e përbashkët për media.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Natyrisht, ne kemi një inertes shumë të madh që të bëhet marrëveshje fer, e kjo vlen për të dyja palët. Kompromise duhet të bëjnë të dyja palët, jo vetëm Kosova, natyrisht edhe Serbia. Unë i inkurajoj të dyja palët, sepse vetëm nëse kanë përparime në dialog, kanë përparime edhe në rrugën evropiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën”, është shprehur Merkel.

Kancelarja gjermane po ashtu ka folur edhe për migrimin e kosovarëve. Ajo ka ripërsëritur qëndrimin e Berlinit se nuk ekziston asnjë shans që shtetasve të Kosovës t’u miratohet kërkesa për azil.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në takim me kancelaren gjermane, Merkel, kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve, situatën në Kosovë si dhe për raportet me BE-në.

“Kemi biseduar për çështjet themelore që e preokupojnë Kosovën dhe BE-në, çështjet zhvillimore, integrimin evropian dhe përmbushjen e kritereve tona për nevojën e luftimit të krimit dhe korrupsionit – si një nga kriteret që ne duhet përmbushur për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Mustafa

ME TE LEXUARAT