Tre prej të arrestuarve për vrasjen e efektivit të RENEA-s sot në gjykatë

Aktualitet

alikotTre prej të arrestuarve që akuzohen se sulmuan me armë policinë në Lazarat dalin sot para togave të zeza.

Gjykata e Krimeve të Rënda do të përcaktojë masën e sigurisë për Klodian Selimin 19 vjeç, Dervish Gabën 20 vjeç dhe Elvis Bocin 19 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Akuzat që rëndojnë ndaj tre personave janë:

“Vrasje e punonjësve te policise së shtetit në bashkëpunim, vrasje e punonjësve të Policisë së Shtetit në bashkëpunim e mbetur në tentativë në pesë raste dhe “Prodhim e mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Ndërkaq dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko të akuzuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha do të dalin nesër para togave të zeza për masë sigurie.

Para grupit hetimor ata kanë mohuar të kenë qënë pjesë e grupit që qëlloi me armë ndaj policisë 5 ditë më parë.

ME TE LEXUARAT