Thaçi: Siguruam Merkel, së shpejti themelojmë Specialen

Kliko per me shume info

thaci merkelZëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bë bërë të ditur se siguruan Angela Merkel se Kosova shumë shpejt do të themelojë Gjykatën Speciale dhe do t’i kryejë obligimet tjera ndërkombëtare.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Kliko per me shume info

Pata kënaqësinë që sot, së bashku me Kryeministrin Mustafa, të takoj Kancelaren gjermane, Angela Merkel, në një takim dhe drekë pune shumë të përzemërt. Kemi biseduar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me marrëdhënie bilaterale, shkëmbimin tregtar, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kemi falënderuar Kancelaren Merkel për rolin e saj përcaktues në lehtësimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E siguruam atë që ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv dhe të përkushtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE në arritjen e marrëveshjeve të reja.

Po ashtu biseduam edhe për iniciativën e Kancelares Merkel, i quajtur Procesi i Berlinit, i cili mbështet përafrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor përmes zhvillimit ekonomik. Kërkuam mbështetjen e Kancelares edhe në procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE.

Kemi siguruar Kancelaren se Kosova shumë shpejt do të themelojë Gjykatën Speciale dhe do t’i kryejë obligimet tjera ndërkombëtare. Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës. Danke Bundeskanzlerin Merkel! Danke Deutschland! HTH. rtk

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here