Testimi i 6 markave, ja smartphoni më i shpejtë

Teknologji

samsung-galaxy6Në një test te kryer mes gjashtë telefonave smart, realizuar nga blogu i specializuar teknologjik “Tom Guide”, Samsung Galaxy S6 është renditur i pari. “Celularët e mençur” sfiduan njëri-tjetrin në veprimet e përditshme që njerëzit kryejnë në këto pajisje.

Gara u zhvillua mes Samsung Galaxy S6, LG G6, HTC One M9, Google Nexus 6, Asus Zenfone 2 dhe Apple iPhone 6.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Galaxy S6 ishte i pari në shumicën prej veprimeve, përfshirë kohën e hapjes së një skedari PDF, shpejtësinë e lidhjes së wireless-it apo edhe performancën e lojërave. Mendohet se ky sukses vjen për shkak të procesorit të vetë Samsung-ut të quajtur Exynos, që është pjesë e modelit S6.

Befasisht, LG G6 mposhti Galaxy S6-n në kohën që duhej për t’u hapur kamera. Gjithashtu, LG G6 ishte më e shpejtë në testin Basemark OSII Memory. I vetmi rast kur HTC M9 doli i pari ishte në testin 3dMark.

Një tjetër gjë që u vu re në këtë garë ishte se Nexus 6 ishte shumë i ngadalshëm, krahasuar me pajisjet tjera. Në testin e shpejtësisë, ky model u klasifikua më poshtë edhe se Zenfone 2 dhe HTC M9.

ME TE LEXUARAT