Tentoi të vrasë 4 policët në Sarandë, dërgohet në gjyq Taulant Xhini

Aktualitet

taulant-xhiniProkuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Taulant Xhini, i akuzuar për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë”, në bashkëpunim.

Ngjarja për të cilën akuzohet 28-vjeçari ka ndodhur më 27 prill të vitit të kaluar në fshatin Shëndëlli, në zonën pranë Butrinit, në Sarandë, kur disa oficerë të Policisë së Sarandës kishin marrë detyrë të arrestonin shtetasin Xhini, i cili në atë kohë ishte në kërkim, i akuzuar për veprën penale të “vrasjes me dashje”, të mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi kryen vëzhgimin për disa orë dhe nuk gjetën gjurmë të Xhinit, në momentin që grupet operacionale po largoheshin nga rrethimi, kundër 4 prej oficerëve të policisë janë drejtuar disa breshëri armësh.

Plumbat e drejtuar oficerëve të policisë dëmtuan vetëm mjetet në të cilat ata sapo kishin hipur. Menjëherë pas sulmit me armë, forcat policore kanë marrë pozicion sulmi, por ndërkohë agresorët ishin larguar.

Hetimi për të pandehurin Xhini është kryer në mungesë, pasi deri në këtë moment nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

ME TE LEXUARAT