Super-policja e Nju Jorkut ngre në ajër makinën

Soft

Është një skenë tipike në një rrugë të Nju Jorkut. Një drejtues taksie parkon në një vend të palejuar, ndërsa policët menjëherë shkojnë për ta larguar.

Taksisti refuzon që të largojë makinën, ndërsa pas shumë fjalë të shkëmbyera, policja vendos që t’ia tregojë forcën, jo vetëm ligjore, por edhe fizike të saj duke ngritur përpjetë makinën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një video që është duke qarkulluar në internet, tregon se si njerëzit mbesin pa fjalë, në momentin kur shohin një police që ngre një makinë. Ky ishte një rreng i punuar si pjesë e fushatës së marketingut të uebsajtit për shitjen e makinave “Carlister”.

Makina ishte lyer më te verdha, për të ngjarë si taksi, pastaj ishin hequr të gjitha pajisjet që bëjnë një makinë të lëvizë, duke përfshirë motorin dhe pajisjet e tjera.

Nga mbrapa kishte pllaka çeliku që peshonin rreth 2300 kg, ndërsa ishte bërë kujdes që të ketë energji sa për të ndezur dritat dhe të dukej sikur makina ishte në gjendje të rregullt.

ME TE LEXUARAT