Sulmuesi në Francë e pranon krimin

Bota

franceI dyshuari për vrasjen e shefit të tij, gjatë sulmit në një fabrikë gazi në Francë, të premten e ka pranuar krimin, njoftuan burimet e afërta me hetimin.

Yassin Salhi 35-vjeçar ka dhënë detaje të shumta për rrethanat lidhur me vrasjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai gjatë ditës do të transferohet në Paris, për t’u marrë edhe më shumë në pyetje.

Mediat kanë shkruar të dielën, se i dyshuari përmes aplikacionit Whats App kishte dërguar një fotografi ku pozonte me kokën e këputur të shefit të tij të cilin e kishte vrarë.

Fotografinë e kishte dërguar në një numër kanadez. I dyshuari me veturë e theu rrethojën e fabrikës dhe hyri në qarkun ku ndodheshin lëndët djegëse e më pas shkaktoi një shpërthim.

Policia ende nuk e ka konfirmuar motivin e sulmit e as ndonjë lidhje me ndonjë bashkëpunëtor të jashtëm.

ME TE LEXUARAT