Sulmi terrorist në plazh, turistët dëshmitarë: Ishte si film horror

Kliko per me shume info

tuniziDëshmitarët e kanë përshkruar si një ngjarje horrori sulmin në plazhin e Tunizisë, që u mori jetën 39 personave dhe plagosi 36 të tjerë.

Dikush ka parë bashkëshortin që kishte në krah të vdekur, një vajzë ka parë prindërit teksa u ekzekutuan mizorisht, e të tjerë, teksa janë munduar për të mbrojtur të afërmit e tyre nga plumbat, janë plagosur rëndë vetë.

Kliko per me shume info

“Fillimisht menduam se ato ishin fishekzjarre dhe jo të shtëna. Pastaj sytë na zunë një burrë të maskuar me të zeza, i cili vraponte nëpër rërë duke mbajtur diçka në krahë. Kur e drejtoi e kuptuam se ajo ishte një armë. Më pas, e vetmja gjë që dëgjuam ishte zhurma e të shtënave dhe më pas persona të vdekur mbi shezlonë”, ka treguar njëri prej tyre për mediat britanike.

Të shtunën, disa nga të mbijetuarit kanë bërë homazhe në plazhin e sulmuar. Sipas sekretarit të Jashtëm anglez, Philip Hammond, të paktën 8 viktima janë identifikuar si britanikë, ndërsa pjesa tjetër gjermanë, irlandezë, belgë dhe tunizianë.

Por me shumë gjasa numri i perëndimorëve që humbën jetën do të rritet.

Sulmi ndodhi mesditën e së premtes kur dy persona hapën zjarr në hotelin me 5 yje “Marhaba”.

Njëri qëlloi në plazh, ndërsa tjetri në pishinën e kompleksit. Në fakt, policia dyshon se pjesë e këtij incidenti të rëndë ishin më shumë se dy. Dyshohet për persona të infiltruar, të cilët shërbenin si ndihmësat e tyre, duke u dhënë edhe sinjalin se kur duhet të fillonin vrasjet masive.

Disa nga viktimat e kishin të premten si ditën e fundit të pushimeve, pasi në darkë ata do të niseshin drejt aeroportit për t’u larguar.

Ngjarja e Tunizisë ndodhi vetëm pak orë pas asaj në Francë, ku një grup personash që deklaruan përkatësinë në radhët e Shtetit Islamik, i prenë kokën një personi dhe plagosën disa të tjerë në një sulm ndaj një impianti gazi në Lion.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here