Sulm terrorist në Francë, një personi i pritet koka

Bota
Sulm terrorist në Francë, një personi i pritet koka

Një person ka mbetur i vdekur pasi i është prerë koka, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi që duket i tipit terrorist, ndodhur në një fabrikë në Grenoblë, një qytezë në juglindje të Lionit.

Ministri i Brendshëm i Francës Bernard Cazeneuve publikoi emrin e të dyshuarit si autori i atentatit. Ai është Yassin Salhi. Ndërkohë informoi se po punohet për identifikimin e viktimës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportimeve lokale, atentatori, që është arrestuar në vendngjarje, ka qenë i vetëm, dhe pasi ka hyrë në fabrikë duke thërritur se është përfaqësues i Shtetit Islamik, ka lëshuar disa bombola gazi që kanë shkaktuar një shpërthim.

Flamuri i ISIS që besohet se i përkiste sulmuesit është gjetur pranë vendit të ngjarjes.

Të paktën një person është arrestuar (i cili ka pranuar se është anëtar i ISIS) , edhe pse Sky News raporton se sulmi eshte bere dy persona, të cilët të dy mbanin flamur islamik. Sky News thote se personi i arrestuar eshte rreth te 30-ave dhe eshte i njohur nga policia e anti-terrorit.

Mediat franceze raportojnë se sulmuesit janë anëtarë të Shtetit Islamik.

ME TE LEXUARAT