Vlorë, kapet bashkëpunëtori i Ilir Kupës, i arratisur nga burgu në Greqi

Kliko per me shume info

klement-celaPolicia e Vlores ka finalizuar Operacionin e Koduar “Streha e Fundit” ku ka rene ne pranga nje shtetas ne kerkim per arratisje nga burgu ne Greqi ne bashkepunim me Ilir Kupen, shqiptarin e famshem ne shtetin helen pasi u ndoq per disa jave i shpallur ne kerkim nga policia greke. Gjatë këtij operacioni arrestohen në flagrancë 2 persona të shpallur në kërkim: 1. Klement Çala, 27-vjeç, banues ne arma-klement-celaElbasan, i shpallur në kërkim Ndërkombëtar. 2. Alkond Bengasi, 29-vjeç, banues né Elbasan, i shpallur në kërkim Kombëtar.

Policia e Vlorës, pas informacioneve të marra në rrugë operative prej afro 1-jave, dyshonte se në një apartament në lagjen “24-Maji”, fshiheshin dy shtetas të shpallur në kërkim.

Kliko per me shume info

Menjëherë pasi konkretizuan informacionin, u krye ndërhyrja operacionale ku u bë  e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm.

Nëpër rrugicat e lagjes “24-Maji”u kap nga efektivat e policisë personi i parë i shpallur në kërkim: Klement Çala, duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë: AA447KO.

Policia sqaron se në momentin e kapjes ky shtetas braktisi mjetin dhe tentoi te largohej me vrap, por u neutralizua nga efektivet e policise te cilet kishin rrethuar vendin ku u be nderhyrja! Në momentin e kapjes ky shtetas i’u prezantua Policisë si shtetas kosovar me identitetin: Semir Koca, i cili dispononte një Pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.

Pas verifikimeve të bëra, rezulton se ky shtetas nuk ishte Semir Koca por ishte Klement Pëllumb Çala, 27-vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Klement Çala u arratis nga Burgu i Trikallas në Greqi, së bashku me Ilir Kupen dhe disa persona të tjerë në 2013-ën. Autoritetet Greke e kane shpallur në kërkim Ndërkombëtar pasi e akuzojnë (në mungesë) për këto vepra penale:

Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve,
Grabitje me armë në bashkëpunim,
Vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga istitucionet financiare,
Vjedhje/Grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim,
Mbajtje e materialeve shpërthyese (bomba) në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Shkaktimi i shpërthimeve duke përdorur materiale shpërthyese, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
Mbajtje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.

Nëse akuzat e ngritura nga shteti Grek vërtetohen nga autoritetet greke, ky shtetas rrezikon dënimin maksimal të mundshëm “Burgim të Përjetshëm” për  veprat e mësipërme.

Personi i dytë i arrëstuar i cili fshihej në banesën e marrë me qera nga Klement Çala, është shtetasi: Alkond Bengasi, i shpallur në kërkim nga DPQ Elbasan mé daté 08.10.2014 dhe éshté dénuar me 3-vjet e 4-muaj Burg, për veprén penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikéve”!

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here