Sot ritakohen liderët e Maqedonisë për marrëveshjen e 2 qershorit

Kliko per me shume info

maqedoniNë Klubin e deputetëve sot pasdite duhet të mbahet takim i ri i liderëve midis kryetarëve të katër partive më të mëdha – Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së, Ali Ahmeti i BDI-së, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Zoran Zaev i LSDM-së, në të cilin duhet të bisedojnë për zbatimin e plotë të marrëveshjes nga 2 qershori për zgjidhje të krizës aktuale politike.

Takimi u dakordua pas bisedimeve të liderëve partiakë të mbajtura më 19 qershor në Klubin e deputetëve në të cilat morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-së Aivo Orav dhe Xhes Bejli dhe në të cilat ata edhe njëherë e konfirmuan përkushtimin e tyre të plotë të marrëveshjes nga 2 qershori të arritur me ndërmjetësim të eurokomisarit për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore evropiane, Johanes Han.

Kliko per me shume info

“Ne, liderët e partive kryesore opozitare, sot u dakorduam edhe njëherë ta konfirmojmë përkushtimin tonë të plotë nga 2 qershori dhe të vazhdojmë me bisedimet për zbatimin e tyre të plotë në nivel të liderëve, më 29 qershor. Ne, gjithashtu e mbështesim menaxhimin transparent nga ana e BE-së me tekstin e kësaj marrëveshje, si dhe me të gjitha rekomandimet specifike me reformat sistematike në sferën e qeverisjes së të drejtës të cilat do të zbatohen në interes të të gjithë qytetarëve”, u theksua në kumtesën e përbashkët pas takimit.

Eurokomisari Johanes Han e përshëndeti rezultatin nga takimi i liderëve politik, ndërsa KE-ja porositi prioritet për reforma urgjente që “Republika e Maqedonisë duhet t’i plotësojë në sferën e qeverisjes së të drejtës dhe të drejtat themelore, depolitizimin e administratës publike, lirinë e shprehjes dhe reformat zgjedhore”.

Qeveria në seancën e mbajtur më datën 23 të këtij muaji miratoi Plan për reforma të reja për integrim evropian të fokusuar në përparimin e qeverisjes së të drejtës, lirive, ligjdhënien zgjedhore, luftën me krimin dhe korrupsionin me masat konkrete dhe afatet, bartës të projekteve dhe qëllimeve të cilat duhet të realizohen.

Më 2 qershor në Shkup u mbajt takim në nivel të liderëve pas të cilit eurokomisari Han deklaroi se në rrugë është arritja e marrëveshjes për zgjidhjen e krizës politike në vend. Mes tjerash, në dokument parashihet që deri në fund të muajit prill të vitit të ardhshëm të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, të bëhen ndryshime në Kodin zgjedhor dhe në listën zgjedhore

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here