Socialdemokratët evropiane: Vlerësime për zgjedhjet e 21 Qershorit

Kliko per me shume info

brukselSocialdemokratët evropiane përshënden koalicionin e majtë që fitoi zgejdhjet e 21 Qershorit. Presidenti i Grupit Gianni Pitella deklaroi “mirëpres kryebashkiakët dhe këshilltarët soicalistë të dalë nga zgjedhjet e 21 Qershorit dhe i ftoj ata që të vënë në zbatim sa më shpejt platformat e tyre të reformave progresive. Rezultati domethënës i koalicionit të majtë, përfshirë Bashkinë e Tiranës është një shenjë e qartë se qytetarët shqiptarë duan ta kthejnë faqen drejt një të ardhme evropiane”. Në të njëjtën linjë edhe Knut Fleckenstein thotë se zgjedhjet ishin një hap tjetër përpara në drejtim të konsolidimit të demokracisë në Shqipëri.

“Dyshimet për parregullsi duhet të hetohen. Të tilla pretendime janë hedhur në publik nga opozita por ende nuk janë provuar. Jam i surprizuar nga deklarimet e Elmar Brok në një television shqiptar. Ai duhet që të reagojë bazuar mbi rolin e tij institucional dhe jo të veprojë me kërkesat politike të Partive Popullore Evropiane”, u shpreh Fleckenstein.

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here