Skuadrat portugeze të interesuara për futbollistin e kombëtares shqiptare

Kliko per me shume info

ergyskaceErgys Kaçe drejt Portugalisë? Rekomandimin e jep gazeta vendase “Planeta Desportivo” e cila ka hartuar një listë me emra premtues por njëkohësisht edhe të lirë, duke ndërtuar një formacion të plotë. Sipas kësaj gazete, Porto, Benfica dhe Sportingu i Lisbonës mund të peshkojnë lojtarë me të ardhme të madhe përpara, mes të cilëve renditet edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ergys Kaçe.

“Një nga elemntët më interesantë është edhe shqiptari Ergys Kaçe i PAOK-ut të Selanikut. Një element i vlefshëm, vetëm 21-vjeç dhe i fortë fizikisht edhe pse vetëm 1.63 cm i gjatë. Është i aftë të impostojë lojën dhe ka një shpirt luftarak. Është një nga elementët kryesorë të PAOK-ut pasi në dy sezonet e fundit ka luajtur 65 ndeshje. Benfika mund ta konsiderojë seriozisht transferimin e tij pasi do të ishte një investim i mirë për klubin e shqiponjave”, shkruan mes të tjerash faqja në internet e gazetës portugeze.

Kliko per me shume info

Një shkrim ky që mund të tërheqë vëmendjen e gjigandëve luzitanë të cilët janë në kulmin e punimeve të merkatos për të ndërtuar skuadrat e sezonit të ri. Destinacioni Portugali për Kaçen mund të shërbejë si një urë drejt majave të kontinentit, pasi politika e tre klubeve të mëdha iberike është investimi tek talentet dhe më pas shitja e tyre për shifra marramendëse te klubet milionere të kontinentit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here