Skema si pastrohen paratë nga bizneset

Aktualitet

skemaBizneset mese shumti pastrojnë vlera të larta të parave të jashtëligjshme. Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave zbardh skemën se si pastrohen paratë nga një biznes. Skema funksionon në këtë mënyrë:

Bazuar në legjislacionin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit DPPPP u informua nga subjektet e ligjit se shtetasi Shqiptar (shtetasi A), rezident në një vend Evropian (X), ishte përfitues i transfertave në shumën totale 700,000 Euro nga një kompani (Kompania B) që operonte në vendin (Y) llogaritë e së cilës ishin të hapura në institucione financiare të vendit (Z).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

A kërkoi që brënda një kohe të shkurtër nga mbërritja e fondeve, të kryente veprime këmbimi valutor dhe tërheqje në para fizike.

Bazuar në faktin se fondet e transferuara ishin në vlerë të konsiderueshme dhe vinin nga një vend që konsiderohej me risk për çështjet e pastrimit të parave, DPPPP ndërmori një analizim të hollësishëm të informacionit prej të cilit rezultoi se: − Shtetasi ‘A’ jetonte prej shumë kohësh në vëndin ‘X’ ku ishte i përfshirë në disa aktivitete biznesi; − Burime të hapura përmbanin të dhëna për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet ndërkombëtar;

Përfaqësuesit e kompanisë ‘B’, figuronin si persona të lidhur me një skandal korrupsioni në një vend Evropian; Në përmbushje të rrolit parandalues DPPPP, nxori një urdhër bllokimi të përkohshëm dhe dërgoi informacionin e disponuar në organet kompetente bazuar në anomalitë e konstatuara në analizimin e transaksioneve si dhe lidhjet me akte korruptive jashtë vendit. Nga reagimi i organeve kompetente, DPPPP është informuar se në bazë të urdhërit të bllokimit të DPPPP, u vendos sekuestro preventive mbi fondet. monitor

ME TE LEXUARAT