Situata në Lazarat, Komisioni i Jashtëm kërkon informacion

Kliko per me shume info

arta dadeKomisioni i Jashtëm parlamentar, përmes kryetares Arta Dade, kërkoi sot informacion për situatën e rendit në vend, duke pasur në fokus ngjarjet e fundit në fshatin Lazarat.
“Ne si komision duhet të kërkojmë një informacion lidhur me çështjet e sigurisë. Dua të përshëndes aksionin e forcave të policisë në kapjen e vrasësve të efektivit të “Reneas”, Dëshmorit të Atdheut tashmë, të atij që sakrifikoi jetën në krye të detyrës”, tha kryetarja Dade.
Duke nënvizuar se çështjet e politikës së jashtme janë të lidhura me ato të sigurisë, Dade po ashtu kërkoi një informacion edhe për masat e marra nga shteti shqiptar lidhur me luftëtarët e huaj.
“Dimë që ka disa çështje në Shqipëri lidhur me dekurajimin e pjesëmarrjes së shqiptarëve si luftëtarë të huaj në të ashtuquajturin Kalifati Islamik. Është një çështje që ne jemi kontributorë për sigurinë, jo vetëm në rajon, por është një çështje që rimerret edhe nga organizatat ku ne jemi pjesë, si NATO dhe OSBE dhe mirë është të kemi një informacion më të detajuar për këtë”, tha Dade.
Gjatë mbledhjes së sotme komisioni i Jashtëm miratoi dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve, njëra për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit, ndërsa tjetra për projektin e zhvillimit të alpeve shqiptare dhe zonave bregdetare

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here