Shtyhet votimi për Drejtorin e RTSH-së, asnjë prej kandidatëve nuk merr shumicën e votave

Aktualitet

rtshKëshilli Drejtues i RTSH-së vendosi të shtyjë votimin e kandidaturave për Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni, pasi asnjë prej dy kandidatëve, Petrit Malaj dhe Thoma Gëllçi, nuk arritën të siguronin shumicën e votave.

Në mbledhjen e sotme, asnjëri prej dy kandidatëve të mbetur në garë, Petrit Malaj dhe Thoma Gëllçi nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm prej 7 votash. Malaj mori 6 vota kundrejt 5 votave që mori kandidati tjetër, Thoma Gëllçi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan një dëgjesë të hapur ku 16 kandidatët për këtë post paraqitën vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e këtij institucioni.

Konkursi për drejtues të RTSH-së ka qenë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një CV ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin.

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar./

ME TE LEXUARAT