Shqiptari zëvendëson Sergio Ramosin tek Reali?

Kliko per me shume info

shkodran-mustafi14Skuadra e Real Madridit duket se do ta humbasë qendërmbrojtësin spanjoll, Sergio Ramos, gjatë këtij afati kalimtar. Sipas Daily Star, Manchester United është afër që ta transferojë super mbrojtësin e Real Madridit, në mënyrë që ta përforcojnë mbrojtjen për edicionin e ardhshëm.

Me largimin e Ramosit, Real Madridi do të duhej ta zëvendësonte atë menjëherë me një mbrojtës që ka tipare të ngjashme si ai. Sipas mediave angleze, drejtuesit e Realit tashmë kanë filluar të interesohen për mbrojtësin shqiptar që ka një Kupë Bote në sirtarin e tij, Shkodran Mustafin, i cili shkëlqeu në edicionin e fundit me Valencian.
Mustafi është një lojtar shumë fleksibil në mbrojtje, pasi mund të luajë edhe në krahun e djathtë, e gjithashtu edhe në qendër, gjë që e bën atë të ngjashëm me Ramosin e Realit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here