Shqiptarët shpenzojnë vetëm rreth 800-850 mijë euro në vit për kinema

Kliko per me shume info

kinemTë ardhurat nga shitjet e biletave të tre operatorëve kryesorë në vend, Imperial, Millenium dhe Cineplexx ishin rreth 110 milionë lekë në 2013-n, apo rreth 800 mijë euro, ndërsa të ardhurat në total, përfshirë dhe nga reklamat arritën në 145 milionë lekë, me një rritje minimale prej 3% në raport me një vit më parë. Të dhënat janë marrë nga bilancet e kompanive.

Operatorët e tregut pohojnë se dhe 2014-a ka qenë e dobët, duke e çuar tregun maksimumi në rreth 850 mijë euro.

Kliko per me shume info

Nga përpunimi i të dhënave, sipas të ardhurave të kompanive nga shitjet e biletave, rezulton se shpenzimi për frymë për bileta kinemaje në një vit në Shqipëri është rreth 0.5 euro, shumë më i ulët se shtetet e tjera. Në Britani psh, sipas të dhënave të statista.com, shpenzimi mesatar për frymë për kinema është 17 paund, apo rreth 23 euro.

Sipas të dhënave të Eurostat, banorët e BE-së mesatarisht shkojnë në kinema 2.4 herë në vit, përkundrejt 5.4 herë që shkojnë banorët e SHBA-ve. Popullsia e BE-së shpenzon mesatarisht 13.7 euro në vit për bileta kinemaje, ndërsa mesatarja e shpenzimeve në SHBA është tre herë më e lartë, rreth 33.8 euro.

Krahas frekuentimit të ulët të kinemave nga shqiptarët, që pranohet dhe nga vetë aktorët e tregut, çmimet shumë të ulëta të biletave tek ne janë një tjetër faktor që ndikojnë në diferencën e lartë të shpenzimeve për frymë. Monitor

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here