Shpërthim pranë ambasadës së SHBA në Kabul, 17 të vdekur

Kliko per me shume info

shbaNjë shpërthim i fuqishëm ka tronditur këtë të martë Kabulin, në afërsi të zonës tregtare të kryeqytetit afgan dhe pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke u marrë jetën të paktën 17 personave.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, një kamikaz është hedhur në erë gjatë kalimit të një autokolone me trupat e huaja, në Rrugën e Aeroportit të Kabulit.

Kliko per me shume info

Sipas disa dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, shpërthimi ka ndodhur jo shumë larg qendrës tregtare Qazi Plaza dhe 200 metra nga godina e Gjykatës Supreme afgane.

Më herët, një auto-bombë shpërtheu në provincën afgane të Helmandit, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur 51 të tjerë.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i qeverisë lokale, sipas të cilit shpërthimi ndodhi pranë selisë së policisë në Lashkar Gah, që është dhe kryeqendra e provincës.

Një nga viktimat ishte një grua, saktësoi zëdhënësi, ndërsa mes personave të plagosur, shtoi ai, ka edhe gra, fëmijë dhe tre policë.

“Objektivi i atentatorit vetëvrasës ishte selia e policisë. Por shpërthimi ndodhi para se makina e tij të arrinte godinën”, shtoi zëdhënësi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here